Femra

Rregullat e të qenurit një grua

Shkruar nga Faktoman

Shkoni luani jashtë. Vraponi me djemtë, por mos luani ndjekje – puthje. Luani nënë e baba, por jo mjek dhe infermiere. Flisni tani, mos u turpëroni. Jeni të mirë, jeni të qetë, tani heshtni, ndonjëherë nuk ndaloni së foluri? Veshni një fustan të bukur dhe ushqeni kukullën tuaj, oh a nuk është e bukur? Mos u shqetësoni me pamjen tuaj, furçën e flokëve, pastrimin e thonjve. Mos luani me fëlliqësira.

Vajzat mund të janë shumë shkencëtare. Ju mund të jeni gjithçka që dëshironi të jeni. A nuk dëshironi të dini si të gatuani? Merrni çantën tuaj në tualet ashtuqë askush nuk e sheh tamponin tuaj. Mos flisni për dhimbje barku para babait. Përqafoni si një grua! Pantallonat e shkurtra nuk janë edukative. Veshja sportive nuk është edukative. Blej një deodorant të mirë. Mos aplikoni shumë make-up. Mos bëni si rrugaç.

Ushqehuni shëndetshëm. Përkushtojuni vetes, e meritoni atë! Hani një sanduiç, pse jo? Mos e vëni atë pleh në gojë. Duajeni trupin tuaj. Theksoni format tuaja. Rruani qimet, hiqni me dylli, zhdukni ato. Humbni peshë. Shtoni ca muskuj. Visheni fustanin që ju pëlqen. Veshni diçka që zbukuron formën e trupit tuaj. Mbuloni atë bark, kjo është tepër sexy. Mbuloni atë bark, kjo nuk është mjaft sexy.

Merrni tableta, vetëm nëse duhet. Mos lejoni të ju prekë. Mos e prekni veten. Sigurohuni nëse flirtoni. Mos e udhëhiqni. Jepni atë që ai dëshiron, apo nuk mendon si ju. Mos kërko. Bëhuni e dëshirueshme. Mos i ndjekni pas meshkujt. Mos i ndjekni pas vajzat. Gjithmonë përdorni një prezervativ. Mos mbeteni shtatzënë. Mos bëni një abort. Mos bëni seks derisa të jeni gati. Mos bëni seks. Bëhuni sexy.

Gjithmonë të jeni të vetëdijshëm për rrethin tuaj. Mbani çelësat e makinës në dorën tuaj. Mos u dehni. Mos e humbni kontrollin. Kthehuni përsëri natën! Jo, zuskë turp. Mos u bëni një zuskë. Kurrë mos bëni seks në takimin e parë. Mos u bëni aq e ftohtë. Aktroni sikur vështirë jepeni. Bëni seks kur ai e dëshiron atë. Bëhuni shoku i tij më i mirë. Mos e futni në zonën e miqve. Mos e mbërtheni si një bushtër. Kaloni në humor, pse jo? Mësoni të pranoni një shaka!

Puthni femra tjera për t’i tërhequr meshkujt. Mos u tërhiqni nga gratë tjera. Mos u bëni lezbike apo transeksuale, apo bi-seksuale. Përqafoni seksualitetin tuaj. Identitetin tuaj. Jetoni feminitetin tuaj!

Mos shani. Mos u bëni emocionale. A duhet të jeni aq e ftohtë gjatë gjithë kohës? Qëndroni në kontakt me veten tuaj të brendshme. Mendoni për ndjenjat e tij. A ju lëndon buzëqeshja? Përpiquni më shumë. Mos qani. Shprehuni!

Merrni vitamina para lindjes për të përgatitur trupin tuaj. Mos pini duhan, mos pini alkool. Mos u shqetësoni aq shumë! Të keni një lindje natyrore. Bëni një plan të lindjes. Bëni vetëm punën tuaj. Përdorni kremë rrudhash. Mbahuni grua e natyrshme. Mos hani për dy. Jepni gji ekskluzivisht, ushqejeni me shishe nëse ju dëshironi, me pompë nëse nuk mund t’i nxjerrni cicat tuaja në publik. Merruni me fëmijën si rutinë, mos e leni të qajë, mos e leni të flejë me infermieren, bëni çfarëdo që e ndjeni si të drejtë, besoni instinktit tuaj! Filloni me ushqim solid në muajin e 3, në muajin e 4, në muajin e 6. Ushqejeni me gji për një vit, për 2 vitet e para, kthehuni përsëri në punë sa më shpejt të jetë e mundur. Dërgojeni atë në çerdhe, mbajeni në shtëpi për aq kohë sa mundeni – thjeshtë kënaquni me të përderisa është i vogël! Buzëqeshni, shijojeni atë, flisni me mjekun tuaj nëse ndjeheni në depresion.

Mbështeteni veten. Shkoni në klubin e meshkujve. Veproni si zonjë, mendoni si mashkull. Mbahuni si ‘bos’. Mos u bëni autoritare. Vishuni me rroba mjaft të ngushta për të treguar se jeni grua dhe mjaft të lirshme për të dëshmuar se jeni zonjë. Thyeni barierat! Mos kërkoni pyetje.. Mos pyetni. Mos dyshoni. Mos u bëni aq agresive. Mos e ngrini zërin. Më jepni mendimin tuaj, kur unë e kërkoj atë.

Bleni kremë anti-rrudhash. Pamje perfekte natyrale. Një shembull i mirë për vajzën tuaj. Mos flisni për jetën tuaj seksuale. Mosha elegante. Provoni Botox. Dukeni mirë për moshën tuaj. Jo e moshuar. Keni guximin të kërkoni atë që dëshironi. Jetoni një jetë të thjeshtë.