Fakte

5 gjëra që nuk i keni ditur rreth Shërbimit Sekret

Shkruar nga Faktoman

Sa herë që shikoni presidentin amerikan, është e pamundur pa parë edhe trupa të Shërbimit Sekret të SHBA-së, që gjithashtu janë në rolin e profilit më të lartë. Të gatshëm për gjithçka në çdo moment.

Ata jo vetëm që mbrojnë presidentin, por gjithashtu mbrojnë edhe tërë familjen e tij

Shërbimi Sekret në SHBA, një nga më të vjetrat agjenci federale që zbatojnë ligjin, është i ngarkuar për hetimin kundër infrastrukturës financiare të SHBA-së, duke përfshirë këtu edhe krimet kibertenike. Ky Shërbim Sekret ka të punësuar rreth 6,500 persona, duke përfshirë këtu edhe agjentë të veçantë, oficer dhe personel ndihmës që zyrat e tyre i kanë në çdo shtet madje edhe jashtë vendit.

Lexoni disa fakte interesante rreth tyre:

Shërbimi Sekret fillimisht nuk e mbronte presidentin

Në vitin 1865 Shërbimi Sekret u themelua si pjesë e Departamentit të Thesarit për të luftuar falsifikimin e gjerë të parave pas Luftës Civile. Deri në një të tretën e parave në qarkullim në atë kohë ishin falsifikuar duke shkaktuar kështu dëme të pallogaritshme në ekonominë e vendit.

Ironike është çështja që Presidenti Linkoln në atë kohë nënshkroi projektligjin për krijimin e Shërbimit Sekret pak kohë para se të vritej, por Shërbimi Sekret nuk kishte lidhje me mbrojtjen e presidentit atë kohë.

Lufta ndaj falsifikimit të parave, vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme e Shërbimit Sekret

Shërbimi Sekret vazhdon të hetojë falsifikim e parave amerikane si në vend ashtu edhe jashtë tij.

Në nëntor të vitit 2016, agjencia ka konfiskuar 30 milionë dollarë në para të falsifikuara, kjo duke u bërë konfiskimi më i madh në histori.

Mbrojtja e plotë presidenciale filloi në vitin 1901

Shërbimi Sekret jozyrtar, nisi kohë pas kohe për Presidentit Grover Cleveland në vitet e fundit të shekullit të 19-të. Pas vrasjes së presidentit William McKinley në vitin 1901, vrasja e tretë presidenciale në 36 vjet, kongresi kërkoi që Shërbimi Sekret të jetë me kohë të plotë për presidentët. Në atë kohë Shtëpia e Bardhë kishe vetëm dy burra në punë.

Puna më e madhe e Shërbimit bëhet para

Një deri dy javë para daljes së Presidentit jashtë Uashingtonit, skuadrat sekrete shkojnë dhe e vëzhgojnë terrenin për të planifikuar rrugët primare, sekondare dhe ato emergjente, ku presidenti do të kalojë.

Kjo skuadër, përveç kësaj mbikëqyr edhe spitalet dhe gjithashtu zhvillon edhe plane për çdo vend që presidenti do t’i vizitojë.

Njerëzit janë të prirë të shikojnë lëvizjet e këtyre agjentëve sepse sigurisht janë në interes, por ajo çfarë nuk shikojnë është se sa ditë kanë punuar ata që presidenti të jetë aty.

Përshembull, inaugurimi i Presidentit Donald Trump në vitin 2017, ka nisur 18 muaj më parë.

Cili është sekreti më i madh i tyre?

Origjina e Shërbimit Sekret nuk ta të bëjë me intrigat e sotme dhe gjërat që kanë të bëjnë me luftën për falsifikim.

Në atë kohë, ekzistonte një tufë operativësh që ishin shumë të fshehtë prandaj edhe e mori emrin Shërbimi Sekret.