Sipas parimeve antike të feng shui-s, hapësira herë pas here duhet të pastrohet nga energjitë e grumbulluara.
Hapi i parë në pastrimin e shtëpisë është hedhja e gjërave të panevojshme dhe rregullimi i kaosit, derisa hapi i dytë ka të bëjë me pastrimin energjetik, me çka largohen gërmadhat energjetike, që janë pasojë e emocioneve dhe ngjarjeve negative, e mendimeve negative dhe stresit
Ja disa mënyra për pastrimin e shtëpisë tuaj nga energjia negative: 1. Lëshoni muzikë pozitive Sipas besimit tradicional kinez, zhurma mund t’i largojë ca forma të energjisë negative. Muzika pozitive spirituale, me ritmin dhe porositë e fuqishme të saj, ndikon në mënyrën e zhdukjes së energjisë negative. Përpos kësaj, ky lloj i muzikës është i mirë edhe për shpirtin tonë.
– Hiqni qafe gjërat e vjetra dhe të panevojshme Ekziston besimi sesi energjia ‘e vjetruar’ gjendet e zënë rob në gjësendet e vjetra, sidomos nëse keni shumë të tilla. Disa gjësende nga e kaluara ende munden që në vete të kenë emocione, të cilat i keni përjetuar kur i keni përdorur ato. Pra, nëse doni që ta largoni energjinë negative, atëherë pastrojeni shtëpinë tuaj nga gjërat e tilla
– Zhvendosni mobiliet Rirenditja e mobilieve është gjë e mirë, meqë na ndihmon në balancimin e nivelit të energjisë në hapësirë. Sipas parimeve të feng-shuit, mobiliet në hapësirë duhet të renditen ashtu që të mbetet sa më shumë hapësirë të lirë, në mënyrë që energjia të mund të qarkullojë lirshëm. Kjo do t’i pengojë shpirtrat e këqij dhe energjinë negative që të rrinë në mobilie
– Kripa e detit Sipas disa besimeve tradicionale, kripa e detit është e mrekullueshme për pastrimin e vibracioneve negative. Nëse ndieni se në shtëpinë tuaj është mbledhur një energji e keqe, merreni pak kripë të detit dhe qiteni këndeve të shtëpisë dhe në oborr, rreth shtëpisë. Kripën mund ta përzieni edhe me ujë të vakët dhe, me të, ta pastroni dyshemenë.
– Pastroni tepihët Pastrim me sherbelë është i rëndomtë te shumë popuj indianë. Kjo përfshin djegien e bimëve, meqë konsiderohet se tymi është shumë efikas për pastrimin e ambientit dhe për përzënien e shpirtrave të këqij. Në një enë qitni disa gjethe të sherbelës, ndizni ato dhe ecni nëpër shtëpi, me qëllim të përhapjes së tymit. Kjo e largon energjinë negative.
– Pastrojeni hyrjen në shtëpi Hapi tjetër në pastrimin e hapësirës, ka të bëjë me pastrimin e eksterierit. Me pastrimin e oborrit, ballkonit, apo tarracës, i largoni ndotësitë, të cilat në vete mund të përmbajnë energji negative. Me hedhjen e mbeturinave në kontejner, do ta eliminoni energjinë negative të grumbulluar.
– Lutuni Në fund, sipas shumicës së besimeve tradicionale, lutja është tepër e dobishme për largimin e shpirtrave të këqij dhe të energjisë negative. Gjetja e qetë- sisë së brendshme do t’ju ndihmojë. Meditimi dhe fjalët pozitive janë të mrekullueshme.