Kuriozitete

Dobitë e çajit të zi

Shkruar nga Faktoman

Çaji i zi përmirëson qarkullimin e gjakut dhe në sasi të mëdha, zvogëlon rrezikun nga hemorragjia cerebrale. Ai është i pasur me antioksidues, të cilët luftojnë molekulat e dëmshme të grumbulluara në trup.

Çaji i zi zvogëlon rrezikun nga hemorragjia cerebrale, kanceri, diabeti dhe problemet e mishrave të dhëmbëve.

Një gotë çaj i zi në ditë i bën mirë zemrës. Hulumtimet tregojnë se njerëzit që konsumojnë tri gota çaj të zi në ditë, janë 11 për qind më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës në krahasim me ata që nuk e përdorin.