Kuriozitete

Femrat inteligjente janë rrezik për meshkujt

Shkruar nga Faktoman

Herën tjetër që një mashkull thotë se joshet nga gratë inteligjente, pyeteni nëse ndonjëherë ka dalë me një të tillë.

Studimi i ri, i publikuar në ‘Personality and Social Psychology Bulletin’ ka treguar se në vend se t’ju duken tërheqëse gratë inteligjente, meshkujt janë vazhdimisht të ‘poshtëruar’ nga mendimi se partneri është më inteligjent.

Në eksperimentet e kryera, hulumtuesit kishin vërejtur se kur i kanë prezantuar meshkujt me një grua më inteligjente se ata, meshkujt e kishin distancuar veten nga ato, i kishin vlerësuar si më pak tërheqëse dhe kishin treguar më pak dëshirë të shkëmbejnë kontakte me të.
Pra, sipas studimit, meshkujt ndjehen të kërcënuar nga prezenca fizike e një gruaje të mençur. Këto hulumtime i kundërshtojnë mendimet e zakonshme se meshkujt kërkojnë gra të mençura.