Femra

Pse tradhetojne burrat?

Shkruar nga Faktoman

Pse burrat jane jobesnike dhe tradhtojne, madje edhe atehere kur i kane grate tejet atraktive. Secili mashkull ka deshire te mendoje per veten si per nje gjuetar te vetmuar te cilit femrat nuk mund t`i bejne balle.

Natyrisht secili mashkull deshiron qe gjithe jeten e vet ta kaloje vetem me nje femer, e cila do te jete grua e dashur, e ndershme, nene e femijeve te tij, mike jetesore e tij. Krejt çka mund te bejne grate si mase parandaluese e tradhtise eshte te jene te kujdesshme. Qe nga fillimi i lidhjes duhet qarte t’ia beni me dije se e vleresoni besnikerine e partnerit dhe se perkundrazi sjellja jobesnike do ta shkaterroje pergjithmone lidhjen tuaj. Nese edhe raportet tuaja seksuale jane te ngrira, urgjentisht duhet te ndermerrni diçka. Meshkujt qe vendosin te mashtrojne partneren zakonisht e bejne kete per disa arsye.

Monotonia

Jo vetem femrave, por edhe meshkujve u merzitet jeta shtepiake, ku dita kalon ne po te njejtat stade. Jeta ne çift ka nevoje per varietet. Nese ai merzitet do kerkoje te dale me dike per t’u shkeputur nga monotonia. Jeta e tij fillon te ndryshoje. Psikologet japin disa arsye per kete: frika nga plakja, pikellimi, vetmia, monotonia apo pakenaqesia me gruan e cila ne radhe te pare kujdeset per femijet.

Kureshtja

Arsye tjeter eshte kureshtja. Pothuajse s`ka ne bote mashkull qe nuk pyetet: “Si do te ishte te gjendej ne shtrat me ndonje tjeter femer?”. Shume nga ata meshkuj qe i bejne vetes kete pyetje, arrijne te gjejne zgjidhjen. E nese ndonje vajze atraktive u bie ne “luge” papritmas, atehere nxitja eshte vertet e madhe.

Biseda ne shoqeri

Arsye tjeter qe mund ta shtyje nje mashkull ta mashtroje partneren e tij eshte edhe vete biseda ne shoqeri. Vazhdimisht degjoni biseda dhe lavderime te miqve se si ata kalojne me femrat e veta! Se si kane pasur shume femra ne jeten e tyre. Dhe ne vend qe te ndiheni te lumtur me partneren tuaj, kerkoni me shume. Natyrisht nga pervoja e vet secili mashkull e di se gati çdo dite ka mundesi te “provohet” diçka e re.

Shtimi i vetebesimit ne lidhje te fshehte

Jeni martuar apo keni nje partnere qe ju do. Deri ne ate çast nuk e keni ditur se a vleni per dike! Nevojitet kohe dhe mjeshtri e veçante per te lexuar momentet kur nje femer ju ofrohet. Nese tashme keni gjetur dike qe ju do dhe eshte martuar me ju, atehere ju keni nje doze me te madhe te vetebesimit. Por per meshkujt nuk eshte edhe aq tragjike te kesh ndonje lidhje te fshehte. Kjo eshte nje pershtypje tejet e gabuar, qe per fat te keq shume meshkuj me vetebesim te kufizuar e kane dhe jane ne gjendje te tradhtojne aq lehte, vetem e vetem per t`iu deshmuar ne radhe te pare vetes dhe shoqerise.

Frika se meriton me shume

As nuk keni ide se sa frikohet nje mashkull nga lidhja me nje femer! Madje edhe nese eshte ne martese. Femra e tij, gruaja eshte njekohesisht edhe krenaria e mashkullit. Edhe pse deshiron ta kete vetem per vete, ekziston deshiron qe ajo te jete me e mira, me e mençura. Mashkulli nuk frikesohet nga obligimet. Krejt ajo ne çka bazohet frika e tij eshte mendimi se: “Mos valle jam lidhur per gjithe jeten me personin e gabuar?”

Tradhtia e dobesite e mashkullit

Pjesetaret e gjinise me te forte dashurohen ne femra te cilat u ofrojne perkrahje, dashuri, kujdes, xhentilese dhe butesi, marredhenie te kenaqshme seksuale dhe mbi te gjitha jane ngazelluese dhe atraktive. Nuk eshte per t`u hedhur poshte as mundesia qe ta nxitni nga pak xhelozine e tij, por mos e teproni! Mashkulli thjesht adhuron qe te jete me gruan te cilen te gjithe e deshirojne, po e cila eshte vetem e tij! Me gjithe kete merreni me rezerva kete opsion, ngase te shume meshkuj mjafton te linde dyshimi dhe jeta e juaj me te shnderrohet ne tmerr! Studioni mire sjelljet e tij, sidomos kur ato jane te dyshimta dhe dobesite e mashkullit sepse ai mashtron. Nese do te njihni disa nga menyrat se si mashtrojne meshkujt, do te keni ne doren tuaj nje arme te fuqishme per ta penguar te dashurin tuaj qe te hyje ujerave te mashtrimit ne dashuri me ndonje femer tjeter.

Frika e tij ne kontaktet e para

Frika kryesore e mashkullit eshte se nuk do te jete shume i afte dhe nga kjo pastaj vijne te gjitha frikerat. Eshte e shpeshte ne fillim te lidhjes ose te kontaktit per nje nate. Te çiftet me me pervoje kjo frike humb ngaqe kenaqesia e partneres eshte deshmi e aftesise te tij. Ne qofte se ai eshte edhe me tutje i pasigurt, edhe pas lidhjes suaj me te gjate, pyesni veten – mos eshte problemi te ju? Ndoshta e vleresoni ashper ose mendoni se nuk eshte mjaft i mire per ju. Per shkak te ngarkeses se vazhdueshme, nuk mund te arrije ate qe do. Ne qofte se doni te keni mirekuptim, harroni konfliktet, agresivitetin. Nese marredheniet nuk kane qene te mira, mos e fajesoni as ate e as veten, duke menduar se nuk keni qene te mire ose te bukur. Analizoni jeten tuaj seksuale. Kini kujdes kur ai deshiron te beje dashuri, naten ose diten, ne dhomen e fjetjes apo ne ndonje ambient tjeter. Dhe provoni ne momentin kur ai eshte me i disponuar.

Mirekuptimi ne jeten ne çift

Meshkujt frikesohen se gjate lidhjeve nuk do te realizojne intimitet dhe mirekuptim per jete te kenaqshme seksuale. Nese edhe partneri juaj e ndien kete frike, eshte e sigurt se ju nuk flisni hapur per seks. Ju mund te bisedoni per ndjenjat, synimet profesionale, per planet qe keni me femijet tuaj, por vetem per marredheniet seksuale s’mundeni. Ky eshte problem i shpeshte midis partnereve, ngaqe meshkujt mendojne se seksualiteti eshte çeshtje instinktive, shume e natyrshme per te cilen nuk ka nevoje te flitet. Por pas heshtjes se tij mund te fshihet frika se deshirat e tij seksuale ju duken te pahijshme. Gjate aktit seksual ju shikon ne sy? Ndjek çdo ndryshim ne frymemarrjen tuaj? Shpesh ju pyet: “Te pelqen? Keto shenja nuk duhet lene pas dore: nese vazhdimisht eshte i kujdesshem, e harron veten dhe mund te ndodhe qe ta humbe ereksionin.