Femra

5 truqet që seriozisht nuk duhet t’i provoni

Shkruar nga Faktoman

Sigurisht keni parë në rrejtet sociale se qarkullojnë foto dhe video të personave të cilët me një truk që kanë parë dhe kanë imituar, kanë ndryshuar jetën e tyre. Rrjetet sociale janë përplot me truqe që do ju ndihmonin të dukeni më e bukur. Problemi qëndron në atë se këto reçeta janë shkruar nga vllogerë dhe bllogerë që kanë ndikim në shoqëri por nuk kanë prapavijë medicinale. Kështuqë, për të ju mbrojtur nga eksperimentet e parregulluara, biseduam me një dermatolog i cili na shpjegoi se cilat truqe na dëmtojnë.

Përdorimi i perit për dhëmbë për heqjen e “kokave” të zeza në hundë
Pushoni së shtrydhuri puçrrat dhe “kokat” e zeza me perin e dhëmbëve. Ashtu vetëm do të qëroni lëkurën e vdekur, do të patroni yndyrërat dhe mund të përfundoni me njolla në hundë dhe në fund prap nuk do të mund t`i pastroni mirë. Njollat që mund të paraqiten nuk duhet të preken por ju duhet të konsultoheni me dermatologun.

Përdorimi i deodorantit si primer për fytyrë
Ju duket e logjikshme, nëse deodoranti përthanë nënsqetullat atëherë duhet që ta bëjë të njejtën edhe për fytyrën. Mirpo fytyra juaj nuk është nënsqetulla juaj. Deodorantët përmbajnë kripa alumini dhe aroma të rënda që mund të jenë shumë irrituese për lëkurën tuaj duke shkaktuar njolla të kuqe dhe puçrra të inflamuara. Thjeshtë, lereni deodorantin për nënsqetullat e juaja!

Përdorimi i llakut për thonj për të mbuluar shenjat e herpesit
Sipas një instituti që merret me dermatologji, llaku i thonjve është alergeni më i zakonshëm me të cilin kemi kontakt. Dregëza është skenario i keq në vete, mirëpo nëse tentoni ta mbuloni me llak thonjësh atëherë mund t`i shtoni gjendjes suaj edhe një reagim masiv alergjik nga llak. Kur keni herpes nuk duhet të përdorni as buzëkuq pasiqë mund të kthehet herpesi prap pasiqë virusin do e bartni tek buzëkuqi.

Përdorimi i uasabit për të larguar puçrrat
Të gjithë dëshirojnë trajtime natyrale për puçrrat e tyre mirëpo uasabi nuk ka asnjë cilësi anti-inflamatore për të larguar puçrrat. Edhepse vllogerja na këshillon që mos ta mbajmë në lëkurë më tepër se dy minuta mirëpo asnjë sasi kohore nuk preferohet sepse uasabi mund të ju djegë lëkurën.

Përdorimi i sodës së bukës dhe limonit për të zbardhuar nënsqetullat
Urime! Sapo keni krijuar një përbërje që do ia djegë thellësinë e lëkurës. Jo vetëm që fërkimi i lëkurës me sheqer shkakton irritim dhe çarje të mikro të vogla, por kombinimi i limonit që është super acidik me sodën e bukës që është super bazik, shkakton irritim të madh madje edhe djegie.

Mësimi për sot, shmanguni nga video këshillat na vllogerë që nuk kanë lidhje me shkencë. Kujdesin tuaj besojani personave profesionistë./Faktoman.com