Kuriozitete

10 shpikjet që ndryshuan botën

Shkruar nga Faktoman

Shpikjet të cilat kanë bërë jetën tonë më të lehtë dhe kanë hedhur hapin e parë drejt civilizimit njerëzor, jo gjithnjë kanë qenë të shpikura nga mendjet e ethshme të gjenive vetmitarë. Që nga shpikja e plugut e deri tek e ajo e internetit, janë dashur shekuj dhe shumë mendje kanë punuar ne formësimin e sotshëm të tyre. Këtë më mirë e dëshmon lista e 10 shpikjeve që kanë ndryshuar botën.

Plugu
Krahasuar me shpikjet elektronike të sotme, plugu nuk duket edhe aq ngazëllyes.

Askush nuk e di kush dhe kur e shpiku plugun. Por ka dëshmi që ai është përdorur edhe në kohët parahistorike. Para shpikjes së plugut, njerëzit kanë qenë zakonisht fermerë ose gjuetarë. Jeta e tyre iu është kushtuar gjetjes së mjaftueshme të ushqimit për ta kaluar sezonën, meqë arritja e këtij qëllimi duke punuar me duar ishte një punë intensive dhe e ngadalshme, mund të themi që plugu ka ndryshuar gjithë këtë.

Pasi që plugu e ka bërë punën më efikase dhe njerëzit më pas kanë pasur më shumë ushqim se sa iu është nevojitur dhe atë tepricë e kane tregtuar, kjo ka mundësuar që njerëzit të Mirren edhe me dicka tjetër përvec rritjes së ushqimit.

Mundësia për tregtimin dhe shitjen e materialeve tregoi nevojën për shpikjen e gjuhës së shkruar, numrave të sistemit, fortifikimeve dhe ushtrive. Kur popujt mblidheshin për tu angazhuar në këto aktivitete, qytetet rriteshin. Nuk ështe gabim të thuhet se plugu është përgjegjës për krijimin e civilizimit njerëzor.

Rrota
Rrota më e vjetër që është gjetur është afër Lubjanës, Slloveni dhe daton diku rreth vitit 3100 P.e.s. Andaj, është e pamundur të thuhet se kush e ka shpikur.

Në ato kohëra, rrotat janë përdorur vetëm për transportimin efficient të mallrave, posaqërisht kur u viheshin kuajve me karroca. Por tani, rrota është një kërkesë e domosdosshme për shpikjet e tjera që të funksionojnë, që nga rrotat e ujit në mulli, rrotat e automobilit, centrifugat e perdorura në kimi dhe hulumtimet mjekësore.

Makina e shtypit
Dikur librat kanë qenë artikuj që vetëm të pasurit e mëdhenjë kanë mundur t’I përballojnë, por më anë të prodhimit masiv me anë të makinave të shtypit, cmimet ranë dukshëm. Makina e shtypit me gjasë është pergjegjëse për shume shpikje të tjera sepse me anë të informacioneve të shtypura të mundësuara nga makinat e shtypit, ajo iu dha njerëzve edukimin që iu duhej për të bërë shpikjet e tyre në shekujt në vazhdim.

Frigoriferi
Është e pamundur të etiketohet një shpikës I vetëm I frigoriferit, sepse koncepti ka qenë I njohur gjerë dhe është përmirësuar gjatë 200 viteve.

Mundësia për ta mbajtur ushqimin e ftohtë për periudha më të gjata dhe në vende të ndryshme, si gjatë lundrimit, ndryshoi drastikisht industrinë e prodhimit të ushqimit dhe zakonet e ngrënies së njerëzve rreth botës.

Mjetet e komunikimit
Ndonëse transmetimi i sinjaleve pa kabllo por duke përdorur valët elektromagnetike ka qenë punë në të cilën kanë punuar shumë shpikës rreth botës, Gugliemlo Marconi dhe Nikola Tesla e kanë popullarizuar atë herët në shekullin XX.

Zhvillimet në teknologjinë komunikuese kanë tundur botën efektivisht. Në një hark prej 120 viteve, ne kemi kaluar prej një botë ku duheshin dy jave për të marrë vesh lajmet nga vendi tek një botë ku mund të shikojmë ngjarjet që po ndodhin në pjesën tjetër të botës.

Motori me avull
Para shpikjes së motorit me avull, shumica e produkteve bëheshin me dorë. Fuqia e vetme industriale ishin rrotat e ujit dhe kafshët e punës, aftësitë e të cilave ishin të kufizuara.

Revolucioni Indrustrial është shtyrë para me anë të motorit me avull, revolucion ky që me gjasë është ndryshimi më I madh në periudhën më të shkurtë në historinë e civilizimit.

Motorët me avuj përveçse kanë qenë fuqi industriale për fabrikat që të prodhonin më shpejt, ato gjithashtu mundësonin që trenët dhe anijet me avuj të bartnin produktet e prodhuara rreth globit.

Edhe pse motori me avull është zëvendësuar me makinat elektrike dhe ato me diegje të brendshme në fushat e transportit dhe të fabrikave, ai ende ështe shumë i rëndësisëm. Shumica e bimëve energjike në botë gjenerojnë elektricitet me anë të turbinave me avull, qoftë avulli i fituar nga diegja e qymyrit, gazit natyral apo një reaktori bërthamor.

Automobili
Industria ka mobilizuar industrinë, ndërsa automobilat njerëzit. Është e pamundur të mbivlerësohet efekti që kanë automobilet në shoqëri, kulturë dhe tregti. Automobilet ka bërë që distancat të jenë më të vogla. Rrjedhimisht, qytetet janë dizanjuar dhe ndërtuar rreth çasjes së automobilave duke shtruar rrugë dhe ndërtuar parkingje që zënë hapësirë të madhe dhe një pjesë të mirë të buxhetit qeveritar.

Poçi elektrik
Nuk duhet dhënë e gjitha merita për këtë shpikje Tomas Edisonit pasi dhjetra njerëz po punonin ide të ngjajshme në vitet e 1870ta kur Edisoni zhvilloi pocin elektrik. Xhozef Swan bëri punën e njëjtë në Britani dhe eventualisht të dy bashkuan idetë e tyre në një kompani të vetme, Ediswan.

Poçi elektrik nuk e ndryshoi botën vetëm duke mundësuar që te punohet natën apo në vende të errata, por ne atë kohë vecse kishim llampa të gazit dhe burime të tjera të dritës. Në fakt, ishtë infrastruktura që u ndërtua për të mundësuar elektricitet për cdo shtëpi dhe biznis që ndryshoi botën.

Kompjuteri
Kompjuterët mundësojnë llogaritje të komplikuara matematikore në një periudhë të shkurtë kohore. Kur janë të udhëhequr nga programerë të aftë, kompjuterët mund të bëjnë gjëra të pabesuesshme.

Kompjuterët mundësojnë që ne të ruajmë informacione të shumta në të dhe të rigjejmë një informacion të vogël pothuajse menjëherë. Shumë nga gjërat të cilat i marrim për të sigurta në botë nuk do të funksionin pa kompjuterë, qe nga automobilat tek bimët energjike e deri tek telefonat.

Interneti
Interneti është shpikje aq e fuqishme sa që mundëson që kjo radhitje shpikjesh të lexohet nga njerëzit që jetojnë në katër anët e globit.