Kuriozitete

Çfarë bëjnë njerëzit inteligjentë para gjumit

Shkruar nga Faktoman

Ajo çfarë bëni para gjumit, flet shumë për karakterin tuaj. Këmbëngulja për të fjetur menjëherë pasi jeni shtrirë nuk është mënyra e duhur.
Sado të lodhur të jeni nga rutina e përditshmërisë, faza e para-gjumit, kërkon impenjimin e saj.

Një aktivitet sado i vogël, ndihmon trurin të punojë shëndetshëm dhe të kërkojë vetë orët e duhura të gjumit gjatë natës./faktoman.com

Më poshtë do të listojmë nëntë gjërat që njerëzit e suksesshëm bëjnë përpara kësaj faze të domosdoshme:

Leximi i një libri
Të listuarit e aktivitetit të së nesërmes
Të kaluarit më shumë kohë me familjen
Reflektimi mbi ditën në mbarim e sipër
Meditimi
Planifikimi i orëve të gjumit
Shkëputja totale e gjithçkaje që mban në kontakt me punën
Të vënit kokën në jastëk vetëm me mendime pozitive
Të përfytyruarit e suksesit të së nesërmes