Kuriozitete

I dënuar me burgim të përjetshëm, Alket Rizai akt human për të shpëtuar 8-vjeçaren greke

Shkruar nga Faktoman

Greqia është mallëngjyer nga peripecia e vajzës 8 vjeçe me emrin Evangjelia nga Kreta, e cila po lufton me kancerin.

Me mijëra njerëz dhanë aq sa mundeshin duke iu përgjigjur thirrjes së familjes së saj për ndihmë ekonomike me qëllim dërgimin e Evangjelisë në një qendër speciale kurimi në Londër.

Midis atyre që u sensibilizuan është edhe i dënuari me burgim përjetë, shqiptari Alket Rizai, i cili mblodhi para nga të gjithë të burgosurit e tjerë në burgun ku vuan dënimin, raportojnë sot mediat greke.

Lajmin e bëri të ditur gjyshi i vajzës 8-vjeçare në një intervistë me një televizion lokal. Gjithashtu ai tregoi se i burgosuri Alket Rizai telefonoi të atin e vajzës dhe i tha se mblodhi lekë nga të gjithë të burgosurit për të ndihmuar Evangjelinë.

Rizai gjithashtu kërkoi të merret vendim ministror që të transferohen lekët në mënyrë legale.