Kuriozitete

Më thuaj si shtrëngon dorën, të të them se kush je

Shkruar nga Faktoman

Mënyra se si shtrëngojmë dorën tregon më shumë se fjalët sepse është instiktiv dhe, si të gjitha gjërat instiktive, është i sinqertë. 

1. Ky shtrëngim, me kyçet e gishtërinjve të drejtuara lart, tregon indiferencë, por është edhe simptomë e një shëndeti jo të mirë. Megjithatë bëhet fjalë për një njeri që ka një karakter të paqëndrueshëm, edhe në rrethana jo shumë të rëndësishme.

2. Dora e hapur mirë, e shtrirë në mënyrë të vendosur me të njëjtën vijë të parakrahut, është tregues i një karakteri të pastër, korrekt. Njeri i besës por që shpesh është edhe viktimë e pendimeve.

3. Njerëzit që e shtrijnë dorën në mënyrë vertikale, nga lart poshtë, janë njerëz despotikë, mendjemëdhenj, me një natyrë autoritare. Pretendojnë gjithçka, nuk kanë respekt për të tjerët.

4. Ky shtrëngim duarsh u përket lajkatarëve. Janë të stërholluar, me pretendime, shpesh e teprojnë me premtime, por veprimet e tyre të zhgënjejnë dhe janë inferiorë ndaj qëllimeve të shprehura.

5. Kush e jep dorën pothuajse të mbyllur, në heshtje, në përgjithësi është i ndrojtur dhe i mbyllur. Megjithatë është egoist.

6. Kush e jep dorën të shtrirë, të hapur, është një njeri interesaxhi, servil. Përveç të tjerash tregon një sensualitet të maskuar dhe një dëshirë për ta lëshuar veten.

7. I përzemërt dhe jo pa zjarr, tregon një temperament të ëmbël, në veçanti te mashkulli që mban mes duarve të tij dorën e një femre. Eshtë një njeri shumë i sinqertë dhe besnik, me qëllime të qarta dhe korrekte.

8. Ai ose ajo që jep dy ose tre gishtërinj nuk është shumë i sinqertë, dhe nuk është i mirëkuptueshëm. Përveç të tjerash tregon një edukatë të keqe dhe një karakter me pretendime dhe

9. Shtrëngim dore i vendosur dhe energjik, edhe pse ndonjëherë mund të duket brutal, nervoz. Kush e shtrëngon dorën në këtë mënyrë nuk ka qëllime të tjera, ushqen besim tek të tjerët, është i sinqertë,

10. Kjo mënyrë shtrëngimi dore, që në fakt nuk është një shtrëngim i vërtetë, tregon një situatë paqëndrueshmërie të persona-litetit. Eshtë një shenjë mosinteresimi që mund.