Kuriozitete

Kjo ishte gruaja që formoi Irakun modern, por që u fshi nga historia

Shkruar nga Faktoman

Përderisa legjenda e Lawrence of Arabia është e njohur nga e mbarë bota, ju mund të faleni nëse nuk keni dëgjuar për Getrude Bell.

E humbur një histori, përralla e saj është e jashtëzakonshme.

Bell ishte një eksploruese në Lindjen e Mesme. Ajo ishte një diplomare, kartografe, fotografe, alpiniste dhe fliste disa gjuhë të huaja

 

Në vitin 1921 ajo krijoi kufitjtë e Irakut modern dhe punoi për mbretin e parë të vendit, Emir Faisal.

‘Letrat nga Bagdadi’ është një dokumentar i BBC-së që gjurmon historinë e saj përmes letrave personale, të shoqëruara nga pamjet mahnitëse të Lindjes së Mesme të harruar dhe zërit të mrekullueshëm të Tilda Sëiston.

E lindur në vitin 1868, Getrude Bell u rrit në Durham dhe ishte vajza e një deputeti dhe ambasadori të pasur. Nëna e saj vdiq kur ajo ishte tre vjeçe.

Pasi u bë gruaja e parë që filloi studimet për historinë moderne në Oksford, ajo zhvilloi një afrim të fortë me Lindjen e Mesme, ndikuar nga vizita që kishte bërë ajo të xhaxhai i saj, përderisa ai ishte ambasador i Britanisë në Teheran.

 

“Ajo donte të largohej nga kufizimet shoqërore në Angli”, megjithatë “kishte interes dhe inkurajim nga babai i saj gjatë gjithë rrugës”, shpjegon Zeva Oealbaum, producente e dokumentarit.

Bell kaloi rreth 20 vite të jetës duke udhëtuar, duke mësuar gjuhën farsi, dialekte arabe dhe fisnore. Ajo ka qenë gruaja e parë që ushëtoi në shkretëtirën arabe, duke udhëtuar 1,500 milje në katër muaji.

Ajo shkroi disa libra përderisa po udhëtonte, duke përshkruar në një mënyrë të pashembullt të rajonit. Këto padëshirimisht dokumentonin ngërçet lokale për Perandorinë Osmane që po tkurrej.

“Ata besonin që ajo ishte spiune, veçanërisht kur ajo filloi të shkruante libra.”

Bell u rekrutua përfundimisht nga Inteligjenca Britanike në 1915 dhe ishte e vetmja diplomate femër që morri pjesë në Konferencën e Paqes të Parisit me 1919.

Duke lobuar fort për një shtet arab, Bell luajti një rol të madh në nxerrjen e kufijve të Irakut modern nga tre provinca osmane.

 

Ajo mbrojti Emirin Faisal, një hero lufte dhe pasardhës i Muhamedit, si Mbret dhe pas kurorëzimit të sukseshëm, ai u bë një ndër zyrtarët kryesorë për Britaninë.

“Ajo u fshi nga historia, sepse ishte grua. Kur këtë punë e bëjnë burrat, shfaqet, ndërsa kur një grua shkruan kujtimet, ajo margjinalizohet tërësisht”, shpejgon Oealbaum.

“Dikush që sheh në një fotografi të ulur midis Winston Churchill dhe T.E Laërence dhe askush nuk ka dëgjuar ndonjëherë për të. Si eshte e mundur?”.

Për fat të mirë historia e saj ka mbijetuar në bazë të letrave që la ajo.

“Në kohën kur gratë mezi votonin, Getrude Bell punontë si këshilltarja e Churchill dhe ka punuar me Komisionerin e Lartë në Bagdad për krijimin e shtetit modern të Irakut”, tha Oealbaum.

Ajo e drejtoi kokën e feminitetit, dhe gjithnjë lejohej të merrte pjesë në situata të caktuara që ishin të mbyllura edhe për burrat.

“Të qenit grua e ndihmoi atë për të krijuar një marrëdhënie ndryshe. Ajo ishte shumë kurioze, por gjithashtu më pak kërcënuese se burrat britanikë. Gjithmonë vishej si një angleze. Ajo nuk kishte tendencë që të bëhej një nga ta, prandaj të gjithë e shikonin në një nivel të barabartë”, shtoi ai.

Bell krijoi shkolla për vajzat myslimabe dhe krijoi fonde për spitalin e grave. Gjithashtu, mbrojti kulturën dhe të drejtat e grave.

Sipas historianëve, gabimi i saj i vetëm ishte favorizimi i përfshirjes së Kurdistanit në Irak.

Ajo favorizonte që sunnitët të ishin në kontrollë të vendit, edhe pse shittët ishin shumicë. Ishte shumë e hapur ndaj kulturave dhe shihej si kampione e tolerancës.