Kuriozitete

Nuk ju zë gjumi? Ja çfarë duhet të bëni

Shkruar nga Faktoman

Trajneri i fitnesit Craig Ballantyne shkruan një blog rreth ngrënies së shëndetshme dhe gjumit.

Ai ka krijuar formulën “10-2-2-1-0”, falë së cilës çdokush mund të bëjë një gjumë të plotë gjatë natës dhe të ndjehet i freskët dhe përplot energji ditën e nesërme.

Craig beson se gjumi ideal i natës fillon gjatë ditës – kjo i bie se ju duhet të bëheni gati për gjumë para se të shkoni në shtrat.

10 orë para gjumit

Kjo është koha që i duhet gjakut për t’u pastruar nga stimuluesit në kafeinë. Kështu që s’ka kafe, çaj të gjelbër ose të zi, Coca-Cola ose pije energjike në këtë pikë.

3 orë para gjumit

Mos hani asgjë ose mos konsumoni alkool nëse ju kanë mbetur edhe tri orë para se të shkoni në shtrat. Trupi juaj përdorë shumë energji për t’u pastruar nga alkooli dhe ushqimi që hahet vonë. Në këtë rast, gjatë mbrëmjes kur jeni në shtëpi duke pushuar pas punës, trupi juaj në fakt punon në fuqi të plotë. Rezultati është që kur zgjoheni ndjeheni sikur keni gërmuar tërë natën në një minierë.

2 orë para gjumit

Nga kjo pikë, mos punoni dhe mos mendoni për punë. Lëreni për nesër. Seriozisht!

1 orë para gjumit

Nga kjo pikë, nuk ka TV, kompjuter apo celularë! Edhe nëse jeni mësuar ta kontrolloni Facebookun, Twitterin ose email adresën, mos e bëni më. Pushoni sytë dhe mendjen.

Menjëherë pas alarmit

Bzzzzzz! Ndaleni alarmin dhe çohuni menjëherë nga shtrati. Mos u ngujoni duke thënë “edhe pesë minuta, se ka kohë” dhe të vazhdoni ta shtyni kohën për t’u zgjuar. Të zgjoheni menjëherë pasi bie alarmi do t’ju ndihmojë që të zhvilloni zakone të mira.

Të flini edhe 10 minuta më shumë nuk do t’ju bëjë më pak të lodhur.