Kuriozitete

Këto janë sjelljet që nuk duhet të toleroni aspak në lidhje

Shkruar nga Faktoman

Hera herës ne të gjithë mërzisin njerëzit që na rrethojnë. Ajo që na ndodh më shpesh është të mërzisim më tepër veten tonë. Për këtë arsye ne kemi vendosur t’ju vijmë në “ndihmë” dhe do t’ju tregojmë shenjat që nënkuptojnë se partneri është i lodhur prej jush. Mund të jeni aq tolerant sa të “falni” disa herë, madje shumë shpesh, por jo gjithmonë. Herët ose vonë ato do bëhen objekt zënkash që sa vijnë dhe do ta çojnë drejt fundit marrëdhënien tuaj.

Këto shenja nuk janë aq të “dukshme “sa ju t’i kuptoni menjëherë.

Ai jeton vetëm të tashmen
Ai nuk bën plane edhe për të ardhmen e afërt, të cilën ju patjetër do të kaloni së bashku. As nuk përmend planet për një jetë në krahun tënd.

Vonohet shumë
Mund të jetë e tolerueshme një herë, dy, por edhe tre…Kur vonesat me 10, 15 apo edhe 30 minuta bëhen të zakonshme nuk mund të jetë aspak normale.

Zhduket për orë të tëra
Mund të ndodh që ju të keni nevojë për atë, por si gjithmonë ai nuk është asnjëherë aty. Supozohet që partneri të jetë me të në të mirë dhe në të keq, dhe nëse nuk e ke atëherë kur ti ke më së shumti nevojë…

Ka filluar të fshehë edhe gjërat më të zakonshmet
Jeni duke parë një film dhe kur papritur bie telefoni. Ju pa asnjë qëllim të keq e pyesni: Kush është? Përgjigja e tij është: Çfarë të duhet ty? Nuk është aspak normale. Ju ndoshta nuk ka nevojë përse të shqetësoheni pasi mund të jetë edhe çështje pune, por një përgjigje e tillë nuk duhet toleruar.

Harron datat e rëndësishme
Përvjetor, ditëlindje, Shën Valentin- këto nuk kanë rëndësi për të, pasi janë ditë shumë të zakonshme. Dhe në këto ditë thjesht justifikohet për mungesën e një dhurate. Asnjë vajza nuk e toleron dhe s’duhet kurrsesi ta tolerojë diçka të tillë (po flasim kur gjërat bëhen të zakonshme).

Nuk dëshiron të komunikojë me miqtë e tu
Sa herë që takoni miqtë tuaj (djem ose vajza), ju merrni një zemërim në përgjigje. Ai nuk i merr aspak seriozisht miqtë e tu, dhe në mënyrë indirekte as ju.

Nuk kujdeset aspak për veten

“Neglizhenca në çdo gjë dhe gjithmonë.” Kjo është motoja që ai ka zgjedhur pas disa kohësh lidhje. Nuk ka rëndësi nëse po shkoni për të ngrënë, për të vizituar prindërit, për të ecur në park, ai nuk shqetësohet aspak për pamjen e tij. E ka marrë si të mirëqenë dashurinë tënde dhe nuk bën minimumin e përpjekjes për t’u bukuri i bukura para teje.

Nuk pranon më puthje, përqafime, por gjithmonë shmanget
Më parë ai i donte përqafimet e tua, e ndërsa tani ai po të shmanget. Jo domosdoshmërisht duhet t’ju shkojë mendja se po ju tradhton, mund të ketë edhe arsye të tjera, prandaj zgjidhni të flisni.

Nëse vëreni këto shenja, atëherë bisedoni me partnerin tuaj. Marrëdhëniet janë të vështira dhe kërkojnë punë nga të dyja palët. Por është gjithmonë e vlefshme të flisni hapur. Madje më e mira për ju.