Kuriozitete

Keni parë ëndërr me gjarpër, mësoni se cili është kuptimi

Shkruar nga Faktoman

Gjarpri në ëndërr është një simbol force ose fuqie. Ngaqë zvarritet mbi tokë dhe jeton nën gurë ose nën sipërfaqen e tokës, simbolizon një aspekt të nënvetëdijes së njeriut, që mund të jetë një gjendje aktive dhe emocionale.

Megjithatë, domethënia nuk është gjithmonë njëlloj. Në Indi, gjarpri interpretohet si simbol i zjarrit, helmit, por edhe ujit, sepse shumë lloje gjarpërinjsh jetojnë në ujë.

Gjarpri, po ashtu, simbolizon energjinë shpirtërore që njihet si Kundalini, e cila ekziston në trupin energjetik të njeriut në afërsi të unazave të fundit kurrizore.

Kurse në Evropë dhe në kulturën kristiane, në përgjithësi, gjarpri simbolizon një kafshë të djallëzuar e të mallkuar nga Zoti. Ishte djalli ai që mori formën e gjarprit për të mashtruar Evën e për ta bindur të hajë nga Fruti i Ndaluar në parajsë./faktoman.com

Të shohësh në ëndërr gjarpër, në pjesën më të madhe të rasteve të shfaqjeve të tij, është një mundim i madh, frikë nga një rrezik që mund të të kanoset. Ëndrrat me gjarpërinj janë në përgjithësi ëndrra të cilat paralajmërojnë kujdes.