Fakte

Fakte interesante që nuk i keni ditur për “Game Of Thrones”

Shkruar nga Faktoman

Game of Thrones nuk është vetëm show-i televiziv më i ndjekur në botë.

Ky serial është ndër më revolucionarët të realizuar ndonjëherë.

Që nga viti 2011 fantazia epike e betejës për fuqinë në Westeros, ka mbledhur fansat e librave të George R.R Martin dhe adhuruesit e ri të serialit.

Fansat mezi presin për të parë episodin apo sezonin e radhës./faktoman.com

E përveç kësaj Game Of Thrones ngërthen në vete disa fakte interesante, që çdo adhurues i këtij seriali do të donte t’i dinte.

1. Game Of Thrones ka krijuar një gjuhë tërësisht të re, “Dothraki”

2. Asnjëri nga aktorët nuk është paraqitur në të gjitha episodet e Game Of Thrones

3. Që nga fillimi i transmetimit të këtij seriali qindra fëmijë janë emëruar sipas personazheve të tij

4. Game Of Thrones ka thyer rekordin e çmimeve “Emmy” (12 çmime në vitin 2015 dhe 12 sosh në vitin 2016)

5. Episodi e njohur si “Dasma e Kuqe” (Red Wedding), ka pasur disa mysafirë special që janë shfaqur nëpër role të ndryshme

6. Ramsey Snow fillimisht ishte paraparë të luaj rolin e John Snow

7. Është seriali i shkarkuar më së shumti ilegalisht