Thënie të mençura

20 Thënie të urta popullore

Shkruar nga Faktoman

Kali i huaj të len në baltë.

Çdo hap drejt kulturës, është hap drejt lirisë.

I dehuri gjithnjë betohet se nuk është i pirë.

Fjala është si bleta që ka edhe mjaltin edhe thumbin.

Qingji i butë thithë dy nëna.

Ai që të bërtet shumë të del i mirë në fund.

Mos u mundo të nxjerrësh dhjamë nga pleshti.

C’ke në shtëpi, tregon fëmija, c’ke në shpirt tregon rakija.

Ai që është shok me të gjithë, nuk është shok me asnjë.

Mendja e madhe.. e keqja e vetes

Ai që pranon këshilla, është më i madh se ai që jep, sepse, sa lehtë është të japësh këshilla, aq rë-ndë është t’i pranosh.

Fjalën, sa e ke në gojë, e ke robin tënd, kur te del nga goja, bëhesh rob i saj.

Nuk është turp kur nuk e di, por është turp kur nuk dëshiron ta mësosh.

I madh bëhesh me mendje, jo me moshë.

Jeta është një libër, kopertinat e të cilës janë Lindja dhe Vdekja.

Ari në zjarr provohet, miku në rrezik dallohet.

Kur drejton i keqi, popullin e merr dreqi.

Dëgjo shtatë a tetë dhe përsëri bëj si di vetë.

Ajo lule që s’ka erë, s’ka vlerë.

Dy vetë u vranë për një fjalë. Fjala rron ende, njerëzit jo.

“Mos u kreno me pamjen tënde se ti nuk e ke krijuar atë.
Mos u kreno me prejardhjen tënde se ti nuk e ke zgjedhur atë.
Krenohu me moralin dhe sjelljen tënde se ti e ke ndërtuar atë!”