Shëndet

60% e njerëzve fitojnë peshë nga kjo arsye e vetme

Shkruar nga Faktoman
Rreth një të tretën të jetës tuaj do ta shpenzoni duke punuar, por shumica e punëve në epokën digjitale kërkojnë të qëndroni ulur para një tavolinë.

E ky stil joaktiv i jetesës – i cili ndikon që shumica e punëtorëve në zyra të punojnë tetë orë të ulur në ditë – ndikon që 60 për qind e njerëzve të shtojnë peshë, transmeton Telegrafi.

Ndërsa një e pesta e njerëzve i fajësojnë kolegët për shtimin e peshës sepse për ta është thuajse e pamundur t’i refuzojnë biskotat, ëmbëlsirat dhe ushqimet tjera kur kolegët ua ofrojnë.

Dr. Emma Derbyshire, nutricioniste e njohur, ka treguar se kur jemi duke punuar dhe nivelet e energjisë janë të ulëta, ne kemi tendencë të kërkojmë biskota apo çokollatë për të fituar shpejt energji.

Megjithatë, është shumë më mirë të përpiqemi të konsumojmë pemë sepse janë shumë më të mira për ne në periudhë afatgjate.

Tortat e ditëlindjeve në zyre, drekat dhe çokollatat e herëpashershme janë thuajse të gjitha përgjegjëse që punëtorët në zyra shtojnë peshë.

Vlen të ceket se stresi u shkakton 54 për qind të njerëzve dëshirë për të ngrënë gjëra të pashëndetshme.