Fakte

Fakte të habitshme që nuk do të besoni se janë të vërteta

Shkruar nga Faktoman

Pa marrë parasysh se sa dini, ka gjithmonë gjëra që nuk i keni menduar kurrë.

Më poshtë mund të gjeni disa fakte interesante dhe të papritura nga sfera të ndryshme të jetës që patjetër se do t’iu habisin, transmeton Klan Kosova.

Kacabujntë (insekt) mund të jetojnë për disa javë pa kokë  deri sa të vdesin nga uria.
Një grua mesatarisht kalon 17 vjet të jetës së saj në dietë.

Njerëzit kalojnë më shumë kohë duke u ulur në tualet secilën javë se sa duke ushtruar. Për më tepër, ne kalojmë 1.4 vjet në tualet gjatë gjithë jetës.

Disa mamuthë ishin akoma prezent kur piramidat egjiptiane ishin duke u ndërtuar.

Një bletë mund të kafshojë një bletë tjetër. Bleta mund të ther një bletë nga një koloni tjetër nëse sulmohet. Bleta mbretëreshë mund t’i vrasë rivalët e saj dhe mbretëreshat e tjera , edhe nëse janë akoma duke u zhvilluar.

Aparaturat automatike me monedha vrasin më shumë njerëz sesa peshkaqenët.
Ushqimi në aeroplan nuk është shumë i shijshëm pasi shqisa e shijes dhe nuhatjes dëmtohet shumë gjatë fluturimeve për shkak të presionit të ulët dhe thatësisë.

Fëmija 4 vjeçar mesatarisht bën 400 pyetje në ditë.

Nëse do të hiqni të gjithë hapësirën boshe nga atomet që përbëjnë çdo njeri në Tokë, e gjithë popullsia botërore mund të futet në një mollë.

Njerëzit ndajnë 50% të ADN-së së tyre me bananet.

Nga të gjithë njerëzit në histori që kanë mbushur moshën 65 vjeçare, gjysma e tyre jetojnë tani.

Pesha e përgjithshme e të gjitha milingonave në Tokë është e krahasueshme me peshën totale të të gjithë njerëzve në planet.

Ju keni më shumë gjasa të bëheni President sesa të fitoni lotari.

90% e popullsisë së botës jeton në hemisferën veriore.

Inxhinierët e Facebook-it fillimisht donin të quanin butonin “Like” si “Awesome”