Femra

Ja se çfarë duhet të dijë secila femër e tradhëtuar!

Shkruar nga Faktoman

Ne shpresojmë që mos ta përjetoni këtë, por nëse jeni viktimë e tillë, atëherë duhet të dini këto gjëra…

Tradhëtia është një nga gjërat më të këqija që mund të ndodhë në ndonjë lidhje apo martesë.

Nuk është aspak e lehtë të tejkaloni këtë periudhë dhe shpesh herë shënon humbjen e besimit tek partnerët duke shënuar edhe fundin e dashurisë. Dhe, nëse dikush ju tradhëton, gjë që shpresojmë mos t’ua bëjë kurrë, por gjithsesi mbani mend gjërat e mëposhtme:

Asnjëherë mos tentoni të jeni në poziten e dashnores. Mos e lejoni veten të përfundoni në nivelin e dashnores dhe mos harroni se jeni më e mirë se ajo dhe se nuk keni nevojë të krahasoheni me një femër të tillë.

Mos kërkoni burrin tek një mashkull tjetër. Nëse ai ju ka tradhëtuar, atëherë nuk është mirë të kërkoni dikë tjetër me vetitë e burrit tuaj.

Mos e fajësoni vetveten. Nuk ka asgjë që mund të bëni për të parandaluar tradhëtinë që ju ka dëmtuar juve. Dihet se ai është fajtor për tradhëtinë në fjalë dhe në asnjë mënyrë nuk e meriton mirëkuptimin tuaj apo marrjen e fajit.

Bëhuni e lumtur sërish. Mos u bëni keq për kohën e humbur dhe gëzojeni lirinë dhe gjithçka që prisni në jetë pa të. Nëse dikush është në humbje, atëherë padyshim se është ai, ndërsa juve po ju happen të gjitha dyert.

Ka njerëz që ju duan vërtetë. Dhe, secili prej tyre do të bëjë sa më shumë të jetë e mundur për të ju ndihmuar në ditë të vështira. Lejoni ata që të kujdesen për ju, sepse kështu më lehtë do të tejkaloni tradhëtinë dhe do të vazhdoni me jetën tuaj.