Kuriozitete

Nëse bën këto gjëra, ke tendenca psikopatie

Shkruar nga Faktoman

Ka shumë njerëz që i konsiderojnë ata me probleme të shëndetit mendor, të kategorisë së psikopatëve, si vrasës ose torturues. Kjo nuk është e vërtetë pasi edhe ti..ndoshta mund të jesh një psikopat dhe ky është momenti për ta zbuluar. The Independent publikon disa tipare psikologjike të cilat tregojnë nëse vuan nga psikopatia ose nëse ke tendenca të tilla.

Kontrollon gjithçka, ke një mani për të mbajtur çdo gjë nën kontroll, madje edhe gjërat më të vogla e më të parëndësishme. Jackson MacKenzie, i cili ka shkruar një libër në lidhje me trajtimin e psikopatëve thotë se Psikopatët synojnë të dyshojnë në intuitë, duke u ndjerë të shqetësuar dhe më pas duke fajësuar veten për këtë ankth.
Thua shpesh se e urren dramën, ose ngjarje që kthehen në ngjarje dramatikë, por në fund të fundit ndryshe flasin e ndryshe veprojnë. Ata janë ndoshta njerëzit më dramatikë që keni ndenjur ndonjëherë me to.
Të provokojnë. Nëse shefi e kundërshton dhe e korrigjon për gabime, nuk duhet ti ofendojë duke iu thënë psikopat. Ata me qëllim provokojnë e më pas të akuzojnë duke të bërë të ndihesh keq. Sipas MacKenzie, quhet Gaslight, Manipulim i mendjes.
Ndjeshmëri e lartë. Preken shumë shpejt ose gëzohen dhe e shfaqin shumë në publik. Ata janë të aftë ti bëjnë edhe të tjerët ti bashkohen emocioneve të tyre.
Ofendojnë. Përdorin shpesh fjalët si je i çmendur, idiot, e më pas të thotë të dua. Ata kanë një tendencë për ti vënë njerëzve epitete nga më të ndryshmet e më të rëndat. Kjo nuk do të thotë se nuk kanë miq.
Nëse nuk ke lidhje me këto pika, na vjen mirë. Nëse po, kujdes. Ke tendenca….

Sqarim: Një psikopat është një person që nuk ka aftësinë të vendosë veten në vendin e të tjerëve. Janë individë që nuk kanë keqardhje kur lëndojnë dikë, si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht dhe kjo fatkeqësisht jo për fajin e tyre