Kuriozitete

12 minuta për të bërë për vete një person

Shkruar nga Faktoman

Sipas këtij studimi për të krijuar përshtypjet e para nisur nga këto elementë, të anketuarve u është dashur mesatarisht 12 minuta.
Nëse mendoni se të bësh për vete dikë duhet kohë dhe përpjekje, gaboheni…kjo të paktën sipas një studimi të ri ku kanë marrë pjesë 2 mijë persona. Të anketuarit kanë ndarë përvojat e takimit të tyre të parë me personin që kanë në krah, si janë njohur dhe çfarë u ka bërë përshtypje më tepër.

Në përfundim rezultoi se në 64 përqind të tyre impresionimin e parë e kishte pasur nga buzëqeshja e partnerit ose partneres, 58 përqind nga shikimi dhe 25 përqind nga toni i zërit, ndërsa në krahun tjetër, aroma e trupit ishte shkaku ‘i largimit’ në të shumtën e herëve, plot 60 përqind, ndërsa era e keqe e gojës në 53 përqind të rasteve.

Sipas këtij studimi për të krijuar përshtypjet e para nisur nga këto elementë, të anketuarve u është dashur mesatarisht 12 minuta