Kuriozitete

Ja sfidat me të cilat ballafaqohen vetëm personat me inteligjencë të lartë

Shkruar nga Faktoman

Shumica e njerëzve mendojnë se inteligjentët e kanë jetën të rregulluar dhe çdo gjë është e lehtë për ta.

Por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë.

Edhe njerëzit me inteligjencë shumë të lartë ballafaqohen me sfida dhe probleme në jetë. Në fakt, ka disa probleme të caktuara me të cilat ballafaqohen vetëm inteligjentët.

Telegrafi më poshtë ju sjellë këto katër vështirësi me të cilat ballafaqohen vetëm ata me inteligjencë të lartë:

Kanë më shumë presion për të arritur suksese

Dhurata e inteligjencës së lartë i bën njerëzit të ndihen se janë më të mirë sesa tjerët. Ata janë të aftë t’i kuptojnë gjërat të cilat njerëzit e zakonshëm nuk i kuptojnë.

prandaj, ata e dinë sa të mençur dhe sa të veçantë janë. Ndërsa pikërisht kjo u bën atyre presion të shënojnë sukses edhe në gjërat më të vogla. Ata duhet të kenë sukses gjithmone, pavarësisht për çka bëhet fjalë.

Pas së gjithash, inteligjentët janë më ndryshe se pjesa tjetër e njerëzve, prandaj duhet të jenë më të mirët. Këto gjëra përfshijnë të pasurit një karrierë më të mirë, lidhje më të mira, ose edhe një shtëpi më të mirë.

Nëse nuk shënojnë suksese, inteligjentët zemërohen dhe fillojnë ta kritikojnë vetveten.