Fakte Kuriozitete

Rrufe vullkanike në Japoni

Shkruar nga Faktoman

Një nga vullkanet më aktive në botë, ai Sakurajima, shpërtheu në mënyrë spektakulare të premten në jug të Japonisë.

Agjencia meteorologjike tha se vullkani Sakurajima shpërtheu rreth orës 7 pasdite.

Pamjet e shpërthimit u transmetuan direkt në televizionet japoneze.

Ky fenomen është i njohur si rrufe vullkanike dhe shkaku se si krijohet është debatuar shumë, por kanë dalë në një përfundim se kjo ndodh kur grimcat vullkanike përplasen dhe krijojnë një ngarkesë elektrike.

Agjencia meteorologjike ka ndaluar hyrjen në pjesën rreth karterit për dy kilometra ku edhe është vendosur kamera e transmetuesit publik NHK. Por, deri tani nuk ka njoftime të menjëhershme për dëmtime.

Arkipelagu japonez shtrihet në majë të paqësorit dhe ka më shume se 100 vullkane.

“Unë nuk mendoj se do të ketë ndonjë ndikim serioz nga shpërthimi”, tha eksperti i vullkaneve Kazuhiro Ishihara, nga Universiteti Kyoto .

Shpërthimi i fundit i tillë në këtë vullkan kishte ndodhur në shtator të vitit të kaluar.

v1(1)

v4(1)

v5

v6