Shëndet

Si e dëmtojnë trurin ushqimet shumë të kripura?

Shkruar nga Faktoman

Kemi shkruar edhe më parë në Living se përdorimi i tepruar i kripës është po aq i dëmtshëm sa i sheqerit. Vazhdimisht zhvillohen studime lidhur me efektet e saj që shkojnë përtej ndikimeve në presionin e lartë të gjakut. Nga eksperimentet e fundit ka rezultuar se kripa dëmton kujtesën dhe të menduarit, pra ajo ka ndikime të drejtëpërdrejta edhe në tru.

Eksperimenti me kripën është zhvilluar te minjtë dhe pas tij, profesori I neurologjisë Costantino Iadecola, ka nxjerrë konkluzionin se kripa sjell problem edhe në memorine e njerëzve. Përdorimi i tepruar i saj do të jetë i dukshëm në vijimësi duke e rënduar gjendjen gjithnjë e më shumë.