Kuriozitete

10 femrat më të bukura të të gjitha kohërave

Shkruar nga Faktoman

Në hulumtimin që ka bërë një shtëpi e njohur britanike e bukurisë, Britanezet kanë përzgjedhur femrat më të bukura të të gjitha kohëve. Në krye ndodhen divat e përjetshme të aktrimit, të lindura në mesin e shekullit të kaluar.

Bukuria klasike dhe natyrale, kurrë nuk del nga moda pa marrë parasysh trendet aktuale, gjithmonë do të janë sinonim për bukurinë e patejkalueshme. Qëndrim të tillë mbanë edhe hulumtimi i brendit kozmetik “Artistry” i bërë te më shumë se 2000 britanike, për përzgjedhjen e bukuroshes më të madhe të të gjitha kohëve.

Të anketuarat kryesisht kanë zgjedhur divat e aktrimit nga periudha e artë holivudiane, por mes tyre u përzien edhe disa bukuroshe bashkëkohore.

Gjatë hulumtimit kanë zbuluar se parakusht për bukurinë është shkëlqimi i brëndshëm dhe vetëbesimi. Femrat që posedojnë vetëbesim bëhen më tërheqëse dhe më atraktive.

Pak më shumë se gjysma e të anketuarave kanë konsideruar se gratë e dashuruara janë më të lumtura dhe më tërheqëse, kurse 38% të tyre kanë pohuar se ndjehen më atraktive me grim në fytyrë.

Top 10 femrat më të bukura të të gjitha kohëve, sipas këtij hulumtimi janë:

Audrey Hepburn

Marilyn Monroe

Grace Kelly

Sophia Loren

Beyoncé

Brigitte Bardot

Jean Shrimpton

Kate Moss

Ava Gardner

Scarlett Johansson