Kuriozitete

Letër nënës time: Të kuptoj tani!

Shkruar nga Faktoman

E dashura Nënë

Jam e shtrirë në krevat për moment, mund të dëgjoj fëmijët duke u bërë gati për shtrat, një zë i vogël përtej murit kërkon një gotë ujë dhe një këngë gjumi ndërsa unë jam e lodhur tejmase. Do të ngritem sidoqoftë dhe do e plotësoj kërkesën, do i puth në ballë dhe do i themi bashkë lutjet, do i dëgjoj derisa të vijë koha e tyre e gjumit dhe do të dal fshehurazi nga dhoma e tyre.

Tani që jam edhe unë nënë e mësova se mëmësia ka të bëjë më tepër me shfaqjen sesa me çdo gjë tjetër. Ka të bëjë me shfaqjen edhepse jeni e lodhur, e frikësuar dhe e inatosur. Ka të bëjë me kryerjen e detyrës pa marrë parasysh se si ndejeheni dhe në çfarë gjendje jeni.

Na ishte një kohë kur unë prej teje prisja të jesh e përkryer, prisja që gjithmonë të kishe përgjigje për gjithçka, të mos ishe kurrë e lodhur apo e shqetësuar, prisja të ishe perëndëshë në vend të nënës dhe tani që u bëra nënë vetë: të kuptoj.

Tani e di se ti ishe e përkryer dhe nuk gjykoj as edhe një vendim të vetëm që ke marrë apo as edhe një fjalë të vetme që ke thënë. Tani e kuptoj, tani të kuptoj!

I kuptoj mundimet dhe sakrificat që ke bërë për mua dhe vëllaun tin, e kuptoj se si ke luftuar për çdo vendim që ke marrë. Tani vetëm mund të imagjinoj se si je ndjerë kur na ke marrë në krahë, sa lotë ke derdhur për të cilët nuk di asgjë. Pa marrë parasysh se çfarë na ka ndodhur në jetë, jemi ndjerë gjithmonë të sigurtë për shkak teje. “Do bëhet mirë, do jetë mirë, ne jemi mirë” thoshe, sado e frikësuar që ke qenë dhe prap ke pasur guximin të na thoje ato fjalë.

Në vitet e adoleshencës dhe të rinisë së hershme hulumtoja brenda vetes për gjëra të thyera në mua, kalova nëpër shumë këshillime dhe shërime të brendshme por ato ishin si pasojë sepse të gjithë ishim të thyer e asnjëherë për shkakun tënd. Ti e bëre më të mirën e mundshme dhe je dhurata më e mirë që kam pasur ndonjëherë.

Të faleminderit Nënë.

Bëre një punë të hatashme.

Tani e di dhe e kuptoj.

E kuptoj që fëmijët e mi nuk do kuptojnë gjysmën e gjërave që bëj. E di që do i frustroj dhe do i bëj konfuz. E di që nuk jam e përkryer, kam bërë shumë gabime, mirëpo nuk do pushoj së provuari vazhdimisht… sikurse bëre ti për mua.

Ndoshta një ditë edhe ata do jenë në pozitë për të më kuptuar, por edhe nëse nuk më kuptojnë nuk ka shumë rëndësi.

Ti më mësove se çfarë duhet bërë për të qenë një nënë e mrekullueshme…

Të faleminderit Nënë.