Kuriozitete

6 gjëra që duhet eliminuar nga dhoma juaj e ndenjës

Shkruar nga Faktoman

Nëse jeni në shtëpi, hidhni një shikim dhomës së ndenjes. Çfarë shihni? Një vend qetësues që ushqen shpirtin tuaj apo një dhomë të mbytur në mobilje që ju shqetëson ? Konsideroni këto gjashtë gjëra që duhet ti eliminoni nga dhoma juaj e ndenjes që sot.

Tela të dukshëm

Mund të mos duken fare nëse keni mbuluar hapsirën mirëpo kabllot e ndryshme dinë të dalin në sipërfaqe kur keni ndonjë mysafir. Edhe nëse nuk mund të vërehen tani, nëse i largoni apo i fshehni mirë, dhoma juaj do duket shumë më e freskuar dhe me më pak rrëmujë.

Jastëk për kanape

Dhomat e ndenjes janë magnet për tërheqjen e gjësendeve dekoruese për të cilat nuk kemi vend tjetër. Kemi tendencë që kësaj dhome ti shtojmë elemente ngadalë dhe gjatë tërë vitit. Këto elemente të vogla e pasurojnë dhomën mirëpo edhe mund të bëhen koleksion banal andaj hiqni disa nga ato për një pamje më të balansuar.

Rrëmuja në tavolinën e kafesë

Nga enë të vjetra deri në telekomandues, tavolinat tona janë hapësira natyrale për aterim të gjësendeve të ndryshme. Mbajeni këtë hapësirë më pak të ngarkuar.

Ulëse të vendosura në vende jo të rehatshme

Nëse keni ndonjë ulëse në të cilën nuk dëshironi të uleni pasiqë nuk ndjeheni komod atëherë pse e mbani ende? Zëvendësojeni atë me diçka të rehatshme dhe që i përshtatet stilit të dhomës suaj.

Kënde të vdekura/zbrazëta/mërzitshme

Pasiqë dhoma e ndenjes është zemra e dekorit të shtëpisë suaj, është edhe më e rëndësishme që ti kushtoni rëndësi këndeve të kësaj dhome, të cilët, varësish nga madhësi,shtrirja dhe konfigurimi mund të jenë pika të theksuara apo aspak të vërejtura.

Ndriçim i keq

Nëse keni sjellur një ndriçim më të mirë në dhomë në formën e ndonjë llambe tavoline apo qirinjë të butë, atëherë eliminoni ndriçimin e keq që të keni dritë më kualitative.