Fakte

Tre kafshët më të shpejta të ajrit, ujit dhe tokës

Shkruar nga Faktoman

Më poshtë do të njiheni me tre kafshët më të shpejta në botë në ajëer, ujë dhe tokë.

1.Skifteri i hirtë, shpendi më i shpejtë në botë

Skifteri i hirtë (Falco peregrinus) është kampion absolut botëror që arrin shpejtësinë afër 400 km/h. Ky lloj skifteri nuk është vetëm shpendi më i shpejtë në botë, por njëkohësisht dhe kafsha më e shpejtë në botë.

Edhe pse në fluturim standard është ciopa (lloj dallëndysheje) shpendi më i shpejtë në botë, që flururon me shpejtësi prej 160 km/h, skifteri i hirtë edhe më tutje konsiderohet kampion botëror me shpejtësinë e matur prej 389 km/h.

2. Marlini i zi, peshku më i shpejtë në botë

Marlini i zi është peshku më i shpejtë në botë që mund të kapë shpejtësinë prej 130 kilometrash në orë.

3. Gepardi/Cheetah, kafsha më e shpejtë në Tokë

Gepardi është një lloj i maceve të egra që jetojnë në Afrikë dhe në disa vende të Lindjes së Mesme. Në dallim nga shumica e maceve tjera, gepardët janë të vetmit që nuk mund të ngjiten në pemë.

Gepardët mund të arrijnë shpejtësinë prej 120 kilometrash në orë dhe të mbajnë këtë shpejtësi deri në 500 metra si dhe mund të arrijnë shpejtësinë prej 100 km në orë për vetëm 3 sekonda.