Fakte

Kuriozitete të pabesueshme rreth Anglisë

Shkruar nga Faktoman

Anglia është një nga vendet më të famshme dhe mbase shumë nga ne e kanë vizituar tashmë atë. Por, gjithsesi, ne që nuk jetojmë atje kemi boll kuriozitete për të mësuar rreth saj. Disa po ua përcjellim përmes këtij artikulli.

Angli, Britani e Madhe apo Mbretëria e Bashkuar?

Pavarësisht se ky vend përmendet thuajse nga të gjithë, shumë nuk e dinë ende kuptimin e ndryshimit mes këtyre emërtimeve! Anglia është një shtet që kryeqytet ka Londrën, ndërsa flamuri dallohet për nga sfondi i bardhë me një kryq të kuq në mes. Ndërsa flamuri që jemi mësuar të shohim shpesh me ngjyrë të kuqe, të bardhë dhe blu është ai i Mbretërisë së Bashkuar, që është një konfederatë e katër shteteve, Anglisë, Skocisë, Uellsit dhe Irlandës së Veriut. Ndërkohë me Britaninë e Madhe kuptohet një ishull, ai i ndarë në Angli, Skoci, Uells, por pa Irlandën e Veriut, që është në një ishull tjetër (ishulli i Irlandës, padyshim).

Pjesa më e madhe e territorit është pronësi e mbretëreshës

Të gjithë e njohim mbretëreshën Elisabet, tashmë prej vitesh monarke e Anglisë, por edhe e shteteve të tjera rreth e rrotull në botë. Ajo që është interesante në këtë mes, ka të bëjë me faktin se, gjithçka që është e shtetit është edhe e saja, ndërsa ka të drejtën të bëjë çdo gjë. Por nuk e bën, sepse është një zonjë!

Anglezët nuk i përdorin thuajse fare makinat

Sipas një statistike shumë interesante, makinat në Angli qëndrojnë të parkuara mesatarisht në 96% të kohës. Pra, pronarët i përdorin ato shumë pak: kjo është meritë e transporteve publike që funksionojnë shumë mirë ose e taksive që kushtojnë vërtet shumë pak apo prej faktit tjetër që anglezët e kanë kuptuar se ajri i ndotur i bën keq shëndetit të tyre dhe ambientit përreth, por me siguri bëhet fjalë për një rezultat shumë të madh.

Elisabeta II, mbretëresha më jetëgjatë e historisë

Jo të gjithë e dinë se, për momentin, mbretëresha Elisabetta II është mbretëresha më jetëgjatë e historisë së Anglisë, që më 9 shtator 2015 kaloi edhe rekordin e mbretëreshës Viktoria. Dhe të mendosh se historia mbretërore angleze është më e gjata sesa ajo e disa shteteve të tjera: historia mbretërore angleze i ka fillesat e saj që nga viti 1300, pra rreth 700 vjet. Një rekord vërtet i rëndësishëm! Për më tepër: mbretëresha është e martuar me një burrë, i cili jeton ende, por që nuk është mbret!

Ditët e Pavarësisë!

Anglia feston dy ditë pavarësie. Mund t’ju duket e pamundur, sepse në shumë vende ekziston Dita e Pavarësisë, një festë kombëtare ku festohet për pavarësinë e shtetit, ku në të kaluarën ka qenë i pushtuar nga të huaj. Dihet që pjesa më e madhe e festave të pavarësisë në botë ose rreth 58 vende, festojnë pikërisht çlirimin nga Anglia. Nuk ka qenë një vend i dashur përgjatë historisë …

30% e popullsisë londineze nuk ka lindur në Londër

Pothuajse 1/3 e banorëve të saj nuk ka lindur në Londër, por në vende të tjera të botës, shumë prej të cilëve në Itali. Mund t’ju duket e pamundur, sepse është një rast shumë i ndryshëm nga shumë shtete të tjera, por ja që e vërteta është kështu!