Kuriozitete

20 shtëpitë më të veçanta në botë

Shkruar nga Faktoman

Shumica e shtëpive janë të ndërtuara rreth një ideje: ato duhet të jenë të rehatshme dhe të sigurta, funksioni i tyre kryesor është për të siguruar strehim për banorët e saj. Por, për disa njerëz, thënjia e vjetër “katër mure dhe një çati mbi kokë ” duket shumë e mërzitshme.

Duke u nisur nga kjo ide më poshte do ju tregojmë disa nga shtëpitë më të pazakonta në botë:

1.Shtëpia Nautilus

A jo u projektua nga arkitekti maksikan Javier Senosiain dhe gjendet në periferi të Meksikës. Shtëpia Nautilus është një shembull i madh i Bio-Arkitekturës.

2.Shtëpia fuçi

Ajo ndodhet në Grand Marais, Miçigan. Kjo shtëpi është bërë nga dy fuçi: ajo shtatlarta ka dy kate, një shërben si dhome ndenjeje, kurse tjetëra si dhomë gjumi. Kurse fuçia e vogël shërben si kuzhinë.

3.Shtëpia e shtembër e Windsor

Në fillim ajo u ndërtua në vitin 1592, por për shkak se morri anim u rindërtua në 1718, duke përdorur dru te gjelbër të pastazhinuar. Sot shërben si jë shtëpi çaji.

4.Shtëpia Tardigrade

Ajo u ndërtua nga arkitekti Sam Tsui dhe ndodhet në Berkeley, Kaliforni. Shtëpia Tsui është mbrojtur nga krijuesi i saj si një nga shtëpitë më të sigurta në botë.

5. Shtëpia Haines

Fillimisht u ndërtua nga një shitës i këpucëve në vitin 1948. Ajo ndodhet në Bellam, Pensilvani.

6.Shtëpia shkretëtirë

Kjo shtëpi ndodhet në mes të shkretëtirës, në Joshua Tree Park Kombëtar, Kaliforni. Ajo ka një dizanj unik dhe nga larg duket si një masiv shkëmbor.

7. Shtëpia Boeing 727

Boeing 727 është mjaft popullor si një avion pasagjerësh dhe një avion privat. Një njeri në Oregon ka blerë një Boeing 727 dhe e ktheu atë në një shtëpi.

8.Shtëpia kërpudhë

Ajo ndodhet në një zonë të pyllëzuar rreth qytetit Perinton, në Nju Jork. Kjo shtëpi është 4.2 deri në 6 metër e lartë.

9. Shtëpia Klein

Ajo ndodhet në juglindje të Melburnit, Australi.

10. Shtëpia flluskë

Ajo u krijua nga arkitekti Antti Lovag. Shtëpia flluskë është e vendosur në bregdetin jugperëndimor të Francës. Brenda këtij kompleksi ka ujëvara dhe palma duke e bërë atë të jetë edhe më shumë ne harmoni me natyrën.

11. Shtëpia prej Guri

Nga jashtë, ajo duket një shkëmb vërtet i madh me një çati të vendosur në krye dhe disa dritare të gdhendura në të. Por në fakt kjo është një shtëpi e vërtetë, me të gjitha gjërat e nevojshme për ta bërë të banueshme.

12.Shtëpi kubike

Kompleksi me shtëpi kubike ndodhen në qytetet holandeze të Roterdamit dhe Helmodit. Secila shtëpi ka formën e një kubi të anuar 45 gradë.

13. Shtëpia e Dik Klark

Dick Clark njihet si “adoleshenti më i vjetër në botë”, kështu që nuk është çudi që në pronësi ka një shtëpi të tillë. Ajo është e rehatshme, ka dy banjo dhe gjithashtu ofron pamje befasuese të Oqeanit Paqësor.

14.Shtëpia tualet

Kjo shtëpi në formë tualeti mund të duket një shaka, por jo, ajo është e vërtetë dhe ndodhet në Korenë e Jugut. Ajo u ndëërtua nga ish-kryetari i bashkisë Suëon Sim Jae-Duck.

15.Piramida e Artë

Nese jetoni në një piramidë nuk do të ishte e mjaftueshme, por e mrekullueshme sidomos kur ajo përbëhet nga ar 24-karat? U ndërtua nga Jim dhe Linda Onanit dhe ndodhet në Ëadsëorth, Illinois.

16.Shtëpia e Patës

Në qytetin e vogël Hazard, ndodhet një nga shtëpitë më interesante në Amerikë: Shtëpia e Nënës Patë. U ndërtua në gjysmën e dytë të vitit 1930, shtëpia mban si çati një një kokë pate, por ka edhe tre dhoma gjumi, një kuzhinë ,një banjë dhe dhomë ngrënie.

17.Shtëpia e lëvizshme

Ajo ndodhet në Suffolk. Kjo shtëpi është e ndërtuar nga murre qelqi, të cilët janë të dobishëm veçanërisht gjatë një ditë të bukur vere.

18.Shtëpia ngjyrë e purpurt

Ajo u ndërtua nga nga arkitekti gjerman Rolf DISCH në Freiburg, qytetin e tij të lindjes. Ajo përmban një gamë të tërë të sistemesh për ta bërë sa më efikase në përdorimin e energjisë diellore.

19.Shtëpi çeliku

Ajo u projektua dhe u ndërtua skulptori Robert Bruno, kjo strukturë e veçantë çeliku është një shtëpi dhe gjithashtu një vepër arti. Për ndërtimin e saj u deshën 23 vjet dhe u përdor 110 ton çelik.

20.Shtëpia misterioze Winchester

Kjo rezidencë e mahnitshme është ndërtuar nga Sarah Winchester, trashëgimtare të fatit pushkë Winchester. Ajo është një shtëpi labirint me karakteristika si korridoret e gjata, pasazhe të fshehtë, ose dyert që hapen në mure. Ndërtimi vazhdoi pa ndërprerje nga 1884 deri 1922, kur Sara Winchester vdiq.

Burimi: acp.al /  Albanian Construction Portal